Jakov Deljana lind ne Shqiperi me 1966. I magjepsur, qe femije, nga piktura perfshihet nga forca e artit dhe magjia e ngjyrave, motive qe e shtyjne te frekuentoje shkollen e artit “Onufri” ne qytetin e lindjes ku dhe eksposon punimet e tij te para. Pas diplomimit ne degen e piktures, perfundon studimet ne universitetin e Elbasanit ne degen e Ciklit te Ulet, ndersa vazhdon te pikturoje e te jape mesime private pikture.
Udhetimet e ndryshme neper eksposita te artisteve te medhenj neper bote, visitat neper muse arti, mundesia per te pare nga afer veprat e te medhenjve, mundesi e enderruar ne vitet e izolimit kulturor e politik te Shqiperise, shtyjne ne menyre te paevitueshme ne riprodhim e ketyre veprave per te personalizuar eleganzen e composimit, pasionin kromatik, sensualitetin formal.Duket nje kalim i paevitueshem, ndoshta e vetmja menyre per tu çliruar perfundimisht nga ndrydhja e jetuar ne vitet e diktatures, nje gjest respekti drejt te Medhenjve, para se te marre rrugen personale artistike. Nje rruge e veshtire e komplekse aq sa dhe eksposimi i punimeve te para ne Shqiperi. Gjithçka sintetizohet ne punimet e fundme qe reflektojne kerkimin e vazhdueshem shpirteror dhe lodhjen egzistenciale, eshte nje udhetim qe vazhdon.